web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha me qytetarët e Tiranës/ Ka vetëm një rrugëdalje, të bashkohemi e t'ia kthejmë qeverisjen e marrë peng, shqiptarëve

6 Qershor 2020, 11:50, Politikë CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një bisedë me banorë të njësisë numër 9 në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se Edi Rama paratë e shqiptarëve i çon për një grusht oligarkësh.

Gjithashtu, ai theksoi se ka rruga e vetme është të bashkohemi e t’ia kthejmë qeverisjen e marrë peng, shqiptarëve

? Jemi në zemër të Tiranës dhe ky dyqan është një nga pikat më të frekuentuara të kryeqytetit, dyqani është kreperi apo palaçinka siç i thonë në Kosovë apo pancake siç i thonë anglezët. Dhe xhiro ka rënë sa krahasuar me para??

Ndërkohë, shitësi tha se xhiro është 1/3-a.

?1/3-a e xhiros në mes të Tiranës, ndërkohë që nuk arrijnë as të paguajnë as qeranë. Zonja këtu është qeradhënësia, qeranë nuk arrin dot ta marrë sepse dyqani ka qëndruar i mbyllur dhe nuk ka as dëmshpërblim, as asgjë. Dhe lajmi më i keq që kam marrë sot në mëngjes është se numri i bizneseve që mbyllen përditë ka shkuar në 60; 60 biznese në ditë mbyllen. Kjo të dashur miq është fushëbeteja e vërtetë. Kjo është drama e madhe që ka shkaktuar Edi Rama vendit. Ramavirusi ka shkaktuar dëmin më të madh në ekonomi. Ky është fronti i vërtetë i shqiptarëve, gjithçka tjetër bëhet për t?iu hequr vëmendjen nga kjo dramë e madhe.

Ndaj dua t?ju siguroj sot nga zemra e Tiranës, se ne si opozitë dhe Partia Demokratike në qendër të vëmendjes kemi dhe do të kemi në qendër të vëmendjes ekonominë, rimëkëmbjen e saj, punësimin dhe luftën kundër varfërisë.

Zgjidhjet nuk janë të lehta por janë të mundura, hapi i parë lekët që sot iu shkojnë oligarkëve dhe që Edi Rama i bën rrush e kumbulla duke ikur për një ditë me charter qindra mijëra euro nga paratë e taksave tuaja, në vend që t?iu japë familjeve në nevojë, në vend që t?iu japi bizneseve që po mbyllen i harxhon për një udhëtim 24 orë dhe as nuk na tregon përse ka shkuar, me paratë tona, me paratë tuaja, të taksapaguesve, e miliona të tjera që i bën rrush e kumbulla.

Këto para do të shkojnë urgjentisht tek familjet, do të shkojnë tek biznesi, do të shkojnë te rindërtimi i një politike taksash dhe mbështetje për ekonominë që është emergjencë kombëtare. Kjo është emergjenca e vërtetë kombëtare, kjo është beteja e vërtetë e shqiptarëve që kanë dhe do të kenë vëmendjen time të plotë, të Partisë Demokratike, dhe për të cilën kemi zgjidhje.

Zgjidhja reale si ato që kemi propozuar dhe sa do të përpiqet ti kopjojë Edi Rama i cilin nuk e ka haberin nga ekonomia por vetëm nga vjedhja dhe rrënimi i ekonomisë, nuk mund tu japë zgjidhje sepse për 7 vite ai është shkatërruesi i ekonomisë, ai është zhvatësi i parave publike të shqiptarëve dhe i pasurive të shqiptarëve së bashku me një grusht oligarkësh.

E pra sot nga qendra e Tiranës, në qoftë se këtu gjendja është kështu, imagjinoni se si është kudo tjetër. Nuk ka nevojë ta imagjinoni ju dilni ditë për ditë nga shtëpia dhe shikoni se si ekonomia shqiptare po zhytet ditë për ditë në një krizë gjithmonë e më të thellë.

Ka vetëm një rrugëdalje: të bashkohemi të gjithë dhe të ja kthejmë qeverisjen e marrë peng shqiptarëve, të ja kthejmë taksat qytetarëve, t?jua kthejmë shërbimet qytetarëve dhe të ndërtojmë së bashku një ekonomi të fortë me shanse punësimi për të gjithë. Të ndihmojmë bizneset, të ndihmojmë konsumin, të ndihmojmë njerëzit dhe jo një grusht oligarkësh.?-tha Basha.





Lajmet e fundit nga