web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Mora garanci nga ambasadorët”/ Hajdari zbulon se çfarë pritet të ndodhë pas marrëveshjes

5 Qershor 2020, 19:57, Politikë CNA

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për mediat në përfundim të mbledhjes së këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, për të cilën palët vendosën të dakordësohen për administratën zgjedhore.

Ajo tha se sot nuk mund të votonte kundër integrimit të Shqipërisë në BE, prandaj dha dakordësinë e saj.

Hajdari u shpreh se ka marrë garanci nga ambasadorët se bisedimi për ndryshimin e sistemit do vazhdojë.

“Duhet të jemi vigjilent që në Shqipëri nuk ka vetëm dëmtim të zgjedhjeve, por edhe të demokracisë. E dimë që PS e ka kapur pushtetin dhe e trajton Shqipërinë, siç e ka plaçkë të vetë, për këtë arsye jam e bindur që shumë njerëz kur e kanë parë se sa e drejtë është kjo kauzë, një diskutim që nuk ishte fare në axhendë, dhe sot kjo bisedë është hapur në çdo tryezë. Hapja e listave është gjëja më e rëndësishme, që kushdo që të vijë pas Ramës të mos sillet si Rama. Uroja që ta përfshinim këtë pikë, nuk mundemi të futemi në BE nëse nuk sillemi si BE. Mora garanci nga SHBA  e BE se bisedimi për ndryshimin e sistemit do të vazhdojë, do të vijojmë të flasim për ndryshimin e sistemit dhe ligjin për referendumet. E rëndësishme është dhe vota e diasporës”, tha Hajdari./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga