web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Teatër i pisët me Reformën Zgjedhore”/ Patozi zbulon prapaskenat: Po zihen për mustaqet e Çelos

3 Qershor 2020, 20:15, Politikë CNA

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, i ftuar mbrëmjen e sotme në ?Byro politike? e ka quajtur farsë diskutimin mes palëve politike për të arritur një dakordësi për Reformë Zgjedhore.

Sipas tij,  i gjithi ky është një teatër i pisët politik, për të evituar atë që e kanë detyrim për ta bërë.

?Nuk pres asgjë prej asaj tryeze. Ky është një teatër i pisët i të gjithë ambientit politik në Shqipëri. Këta po grinden për asgjë. Nëse do bien dakord. Gjithë ky investim mbi gjelat politikë bëhet për asgjë.

Ata po zihen për mustaqet e Çelos, që të mos bëjnë atë që duhet të bëjnë. Sistemi është A-ja. Të fillosh nga sistemi, për të çarë sulltanatin modern. Për të evituar atë që duhet të bëjnë që e kanë detyrim për ta bërë, po bëjnë sikur zihen për një gjë të parëndësishme.

Kjo po bëhet sepse është pak më e mirë se asgjë. Aktori ndërkombëtar është duke e vuajtur me të dy palët. Për çështjet e mëdha që duhet të diskutojë politika sot nuk mjaftojnë rekomandimet e OSBE-ODHIR?, tha Patozi/CNA.al





Lajmet e fundit nga