web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekonomia në recesion nga pandemia/ Denaj shpalos planin e rimëkëmbjes

2 Qershor 2020, 19:36, Ekonomi CNA

Ministria e Financave Anila Denaj, e ftuar në emisionin ?Përballë?, u shpreh se ekonomia këtë vit do të vuajë recesionin për shkak të goditjes nga pandemia Covid-19.

? Përpara se të ndodhte mbyllja për të luftuar Covid-19 ne parashikuam rritje ekonimike 4%, bazuar në rritjen e konsumit për shkak të projektit të rindërtimit. Por edhe ne parashikojmë recesion edhe ne por jo aq pesimit. Javë pas jave ne shikojmë se si do të jetë rritja ekonomike në fund të vitit, mendojmë se rritja do të variojë nga -2% deri ne -5%.?

Sa i përket borxhit publik, Denaj tha se do të rritet përtej nivelit të parashikuar në fillimvit, ndërsa shtoi se qeveria po planifikon një plan që synon rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë.

?Ne këtë vit jemi me një rritje dyfish të borxhit. Sigurisht me -2% apo -5 % niveli I borxhit do të rritet mbi 68% që ishte parashikuar në fillim të vitit.

Janë disa projekte si në infrastrukturë, si tek turizmi apo dhe në pjesën se si bujqësia apo agroindutria mund të kontribuojnë në rritjen ekonomike, ccka nënkupton se me shumë investime do të ndodhin. Më shumë para do të hidhen. Plani i masave të rimëkëmbjes me ndërthurje biznes- shtet është një plan që ul papunësinë, mund të ketë grante, mund të ketë skema, por kjo marrëdhënie s?do të jetë afatshkurtër. Ne synojmë të rrisim konsumin përmes rritjes së investimeve.?  theksoi Denaj./CNA.al





Lajmet e fundit nga