web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qakullonte me dokument të falsifikuar/ Arrestohet një person i shpallur në kërkim

1 Qershor 2020, 14:01, Kronika CNA

Kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar, i dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, në sajë të operacionit të koduar “Teleferiku”.

Blutë bëjnë me dije se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për lëvizjen e një personi të shpallur në kërkim, i cili qarkullonte me dokument të falsifikuar për t?iu shmangur identifikimit nga punonjësit e Policisë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Teleferiku”.

Si rezultat i mirorganizmit, në vendin e quajtur “Rruga e Teleferikut” është bërë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim Julian Çela, 30 vjeç, banues në Tepelenë.

Ky person ishte person i shpallur në kërkim, pasi në vitin 2015, Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

Në momentin e kapjes, atij iu gjet një dokument i falsifikuar, me fotografinë e tij dhe  të dhënat e vëllait të tij, me qëllim që t?i shmangej identifikimit nga ana e punonjësve të Policisë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga