web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zyrtare/ Klauzolë anti-Juventus, Interi "heq qafe" Ikardin. Sulmuesi argjentinas firmos me...

31 Maj 2020, 12:15, Sport CNA

Prej ditësh ishte njoftuar për një marrëveshje mes dy klubeve nga mediet dhe Uanda Nara kishte dhënë sinjale se e ardhmja e bashkëshortit të saj do të vazhdonte në Francë. Mauro Ikardi këtë sezon ishte i huazuar te PSG, ku arriti të shënojë 20 gola dhe të tregojë edhe njëherë aftësitë e tij të mëdha në fushë.

PSG kishte mundësinë ta blinte për shifrën e 70 milionë eurove në kontratën e firmosur me Interin, por pandemia ka sjellë të tjera negociata, që janë finalizuar ditën e sotme. Klubi i PSG ka njoftuar në rrjetet sociale se është arritur marrëveshja mes palëve dhe bomberi argjentinas do të vazhdojë të luajë me kampionët e Francës.

Presindenti Al Kelaifi do të paguajë në Milano 50 milionë euro në mënyrë direkte dhe 8 milionë euro bonuse në varësi të paraqitjeve të Ikardit me fanelën e klubit më të madh në Francë. Në kontratën e transferimit është firmosur edhe një klauzolë anti-Juventus. Në rast se Ikardi kalon nga PSG në Torino, Interi do të arketojë edhe 15 milionë të tjera.





Lajmet e fundit nga