web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Covid-19 do të rikthehet në vjeshtë?/ Pëllumb Pipero qetëson qytetarët: Nuk do të futeni më në karantinë

27 Maj 2020, 06:34, Lifestyle CNA

Mjeku infeksionit, profesor Pëllumb Pipero ka qetësuar qytetarët, të cilët i frikësohen një mundësie ë rikthimit të Covid-19, në vjeshtë.

I ftuar në Abc e Mëngjesit me Enkel Demin, profesor Pipero tha se nuk përjashtohet një mundësi e tillë, por shtoi se ai vetë nuk e beson një gjë të tillë.

Gjithashtu ai theksoi se edhe nëse do të ketë një rikthim të Covid-19, impakti do jetë shumë më i butë dhe se nuk do jetë më e nevojshme që qytetarët të futen në karantinë.

?Askush nuk e përjashton dot mundësinë e rikthimit në vjeshtë. Në fakt mendimet dhe opinionet në botë janë ndarë. Një pjesë mendojnë se do ketë një valë të dytë, një pjesë mendojnë se do ketë një vazhdimësi. Ka edhe një pjesë që nuk e besojnë rikthimin e një vale të dytë. Unë personalisht mendoj si kjo e treta, që nuk do ketë një valë të dytë.

Por edhe nëse do ketë, impakti do jetë shumë më i butë. Në mësuam se thelbi është higjena, distancimi social dhe mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura, kjo do të thotë se nuk ka nevojë më të mbyllet ekonomia.

Plus që në mos imunitet të përhershëm, një pjesë e popullatës, të paktën imunitet të përkohshëm do ketë.?-tha Pipero./ CNA.al





Lajmet e fundit nga