web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ndau historinë familjare në Kuvend”/ Kryemadhi-Ramës: Mos i përdor fëmijët për halle politike

21 Maj 2020, 12:44, Politikë CNA

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Parlament, i cili tha se Shqipëria i dukje si dora e zotit, kur kishte parë një spital në Massachusetts të Amerikës, ndërsa vizitonte një familjarin e tij.

?Jeta më ka çuar dikur pranë një njeriu të zemrës në një spital amerikan në Massachusetts, dhe kur kam hyrë në atë spital dhe kam parë se ç?ndodhte kam menduar se kjo këtu është dora e Zotit se nuk ka mundësi. Përpara syve të mi kam parë atë qenie, që do të jepja jetën time që të kthehej nga koma dhe sot në atë vend ku gjendet ai spital numërohen deri tani 6 mijë të vdekur me vetëm dyfishin e Shqipërisë”, ishte deklarata e Rames.

Ndërsa Kryemadhi në reagimin e saj shkruan se shprehjen e dashurisë për fëmijët mund ta bëjmë duke mos i përdorur ata sa herë kemi halle politike.

?Shprehjen më të mirë të dashurisë për fëmijët mund ta bëjmë duke mos i përdorur ata sa herë kemi halle politike dhe ligjore. Mosidhunonifëmijët?./CNA.al

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga