web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Vepruan si banditë”/ Markut nuk i del inati me Ramën e Veliajn: Vetëm ISIS ka shkatërruar veprat kulturore

18 Maj 2020, 15:15, Politikë CNA

Pedagogu Mark Marku tha mesditën e sotme se kryeministri Edi Rama i ka shpallur luftë demokracisë me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Marku deklaroi se vetëm ISIS ka shkatërruar veprat kulturore e talibanët dhe akuzoi Ramën dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn se kanë vepruar si banditë.

?Ne jemi një shtet gangsterësh. Rama veproi natën, si një gangster që zbret natën dhe shkatërron Teatrin Kombëtar. Ishte goditje ndaj demokracisë shumë e rëndë. Unë nuk e kuptoj këtë demonstrim force. Beteja vazhdon. Monumentet  kulturore duhet të rikonstruktohet. Ky është një akt shumë i rëndë që nuk e bën as pushtuesi. Edhe pushtuesi ka qenë më i ndjeshëm. Vetëm ISIS ka shkatërruar veprat kulturore e talibanët. Forcë e ndërgjegjshme strukturore nuk e bën këtë gjë. Këta nuk janë politikanë, por kanë vepruar si banditë?, u shpreh ai në News 24./ CNA.al





Lajmet e fundit nga