web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Bujqësia nuk ka përfituar asgjë nga paketat e Ramës”/ Duka thirrje qeverisë të mbështesë fermerët

14 Maj 2020, 14:25, Politikë CNA

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, në një intervistë për Ora neës, u shpreh se fermerët dhe bujqësia nuk kanë përfituar asgjë deri më tani nga paketat e ndihmës.

?Problemet që ka bujqësia janë të shumta. Fermerët shqiptarë kanë nevojë për financim. Nga paketat e Ramës dhe garancitë sovrane nuk kanë përfituar asgjë. Fermerët marrin kredi me interes shumë të lartë nga institucionet e mikrokredi me interes të lartë. Shteti në këto kushtet duhet t?i kishte parasysh këta fermerë.

Unë mendoj se jemi akoma në kohë që të injektohen para dhe të ndihmohen këto burime të financave dhe fermerët që të ulen kostot e kredi. Problem tjetër, janë subvencionet direkte dhe kompesimi i TVSH-së për fermerët.

Në këto momente nëse do të ulet kostoja e mikrokredive dhe kompensimi i TVSH-së direkt do të ishin nisma shumë të mira.”/CNA.al

 





Lajmet e fundit nga