web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“E kemi me audio dhe video”/ Goxhaj zbulon nga kush u sulmua në Sheshin Skëndërbej

10 Maj 2020, 16:56, Kronika CNA

Avokati Altin Goxhaj ka folur lidhur me protestën që u zhvillua dje në sheshin ?Skënderbej?, e cila përfundoi me dhunë dhe ku avokati u shoqërua në komisariat.

Goxhaj theksoi se dhuna e përdorur dje është bërë nga miltinatë socialistë të cilët kanë qenë të veshur me uniforma policie. Në një intervistë për Fax Nees, Goxhaj thekson se ka video ku pranojnë që nuk janë policë janë militantë të partisë që i përdorin për të sulmuar policinë.

?Nuk na kanë marrë policë, dje na kanë marrë banditë. Policiët e dhunëshëm që kanë rrëmbyer qytetarët janë jo policë, janë njërëz pa numra. Janë aktivistë socialistë të rekrutuar në kohën e instalimit të diktaturës. Këto kanë rekrutuar militante dhe i veshin me uniforma policie dhe i degdisin rrugëve si qen sulmi. Është diktatura dixhitale që po ekseprimetnohet nga klasa politike shqiptare është një diktaturë e re.
Dje ne kemi parë qen sulmi të veshur si policë, po nuk janë policë që do të thotë nuk kanë numrin. Ne kemi videon ku pranojnë që nuk janë policë janë militantë të partisë që i përdorin për të sulmuar policinë. Dolëm dje për ti thënë stop rrënimit, po e rrënojnë ekonominë totalisht. Këta e kanë kthyer Shqipërinë në një diktaturë dhe po na sundojnë.?- tha Goxhaj./CNA.al





Lajmet e fundit nga