web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si ka ndikuar karantina në shëndetin mendor të fëmijëve/ Mjeku tregon problematikat më të shpeshta

6 Maj 2020, 21:24, Lifestyle CNA

Bashkim Kadriu, mjek neuropsikiatër në ShBA, në një lidhje me emisonin ?Open? ka treguar se si ka ndikuar karantina në shëndetin mendor të fëmijëve.

Sipas tij moshat e vogla nga 0-7 vjeç e kanë përjetuar mirë këtë situatë por më problematike është situata për grupmoshën 8-18 vjeç.

?Moshat e vogla kanë kaluar kohë kualitative me familjen por moshat më të rritura janë më të prekura si adoleshendët. Moshat më të rritura nga 8-18 vjec janë strukturat më të prekura. Adoleshenca njihet si faze e distancimit hormonal dhe neuronal. Në një situatë të tillë kur ambjenti i jashtëm bëhet i rrezikshëm jashtë këto janë strukturat që e përjetojnë më shumë. Gjithashtu krijimi i personalitetit ndodh gjatë kontaktit shoqëror, duke u takuar me shokët ose duke shkuar në shkollë.

Adoleshentët, stresin emocional e shfaqin ndyshe nga moshat e pjekura. Irritimi është një nga format kryesore. Prindërit është shumë e rëndësishme të jenë koshientë për këtë?, tha neuropsikiatri. /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga