web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Seanca e Kuvendit nis me debate/ Gjuzi përplaset me Ruçin: Nuk më ka sjellë Basha, por gjaku im këtu!

30 Prill 2020, 08:41, Politikë CNA

Seanca e sotme e Kuvendit ka nisur me debate që në krye të herës.

Teksa kryetari i Kuvendit, Gamoz Ruci njoftoi punën e deritanishme të komisioneve parlamentare, që i kanë zhvilluar mbledhjet on line, por edhe gjithë institucioneve të tjera të shtetit, ka ndërhyrë deputeti Kujtim Gjuzi, i cili ka replikuar për procesverbalin.

?Prit pse mërzitesh, kryetar i Kuvendit je. Kuvendi nuk e nxjerr procesverbalin për të sqaruar replikën me ju javën e kaluar, kur thatë se këtu të ka sjellë Lulzim Basha. Mua më ka sjellë gjaku im, partia ime. Mos më ndërhy më si herën tjetër. Sot përsëri nga një minutë ka opozita e grupeve jashtëparlamentare.?, iu drejtua Gjuzi Ruçit.

?Procesverbalin nëse nuk dini ta përdorni, atëherë po di, hape. Do ta kesh më, por tabletë përpara?, iu kthye Ruçi. Por deputeti Gjuzi tha se e donte fizikisht./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga