web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nisin punën 60 infermierët shqiptarë në Itali/ Manastirliu: Do shërbejnë në zonat ku ka më shumë nevojë

23 Prill 2020, 18:11, Sociale CNA

Grupi i dytë prej 60 infermierësh shqiptarë, që u nisën pak ditë më parë drejt Italisë, kanë nisur punën për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Lajmin e bën të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar edhe foto të infermierëve shqiptarë në spitalin italian, ku shihet se ata kanë bërë shqiponjën me duar.

?Nisin punën 60 infermierët e grupit të dytë të ekipit shqiptar, të cilët po ndihmojnë Italinë mike në këto ditë të vëshitara, në zonat ku ka më shumë nevojë për përballimin e situatës së shkaktuar nga #COVID19?
Infermierët tanë po shërbejnë në Marche, në disa spitale ku trajtohen pacientët e prekur nga koronavirusi, krah kolegëve italianë?, shkruan Manastirliu./CNA.al





Lajmet e fundit nga