web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali me tenderin 3.5 milion dollarë/ Qeveria i bleu me dy-fishin e çmimit të tregut

18 Prill 2020, 10:07, Politikë CNA

Partia Demokratike ka denoncuar sot tenderin tenderin 3.5 milion dollarë për blerjen e mjeteve mbrojtëse shëndetësore.

Në një dalje publike nga jashtë ministrisë së Shëndetësisë, ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi lëshoi një lumë me akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Në emër të PD-së Vokshi tha se qeveria i bleu me 2 fishin e çmimit të tregut këto pajisje mjekësore.

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi tha se ?Bëhet fjalë për mbi 200 mijë maska dhe mjete të tjera mbrojtëse, të blera nga qeveria me çmime stratosferike. Do të sjellim prova për një abuzim skandaloz me paratë e shqiptarëve. Ne besojmë se ky abuzim i madh ka detyruar qeverinë të klasifikojë si sekret këta tendera hajdutësh, që e zhdoganojnë një maskë me 3 euro dhe e blejnë me 8 mijë lekë me çmim shumice.?

Po ashtu ajo publikoi edhe vendimin e qeverisë, që e klasifikon sekret tenderin urgjent të 21 marsit për blerjen e pajisjeve mbrojtëse spitalore.

?Me këtë vendim, Edi Rama mban të fshehur çmimet e ketyre blerjeve skandaloze. Por ne i kemi zbuluar ato dhe sot do t?ia bëjmë të njohur qytetarëve shqiptarëve atë që qeveria fsheh me tënderin 3.5 milionë dollarë.?-tha Vokshi.

Nderkohe, ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se Partia Demokratike ka siguruar dokumentacionin nga Dogana Shqiptare. Dokumenti provon abuzimin me kontratat e shpallura sekrete nga qeveria.

?Në përmbushje të misionit tonë dhe mbrojtjes së interesit të qytetarëve, për të kontrolluar mënyrën sesi Qeveria po i përdor paratë tuaja në këtë kohë krize, Partia Demokratike ka siguruar dokumentacionin nga Dogana Shqiptare. Dokumenti provon abuzimin me kontratat e shpallura sekrete nga qeveria. (TREGON TABELËN ME VLERAT E BLERJES DHE ZHDOGANIMIT)

PRODUKTI CMIMI NË ZHDOGANIM ÇMIMI NË TENDER
Maskë mbrojtëse FFP2 3 euro 6.5 euro
(800 lekë)

Veshje spitalore me një përdorim për dhoma izolimi 9.60 euro 28 euro
(3400 lekë)
Mbrojtëse për sytë një përdorimshme 2.90 euro 6 euro
(740 lekë)
Maskë spitalore koke një përdorimshe për dhoma izolimi 3.80 euro 8 euro
(980 lekë)

Qeveria i ka zhdoganuar maskat me 3 euro dhe pastaj i ka blerë me 8 mijë lekë copën, ose me rreth 6.5 euro, Pra, Qeveria i ka blerë maskat me rreth 2 fishin e çmimit real. I njëjti skandal, rezulton edhe për materialet e tjera në këtë tender: Qeveria ka zhdoganuar me çmim 9.6 euro veshje spitalore me 1 përdorim dhe pas pak ditësh ka blerë me 28 euro 1 veshje. Pra Qeveria i ka blerë me rreth 3 fishin e çmimit real. Po kështu, mbrojtëset me 1 përdorim për sytë Qeveria i ka zhdoganuar me çmimin e tregut 2.9 euro, por i ka blerë me rreth 6 euro copën, 2fishin e çmimit real. Qeveria ka vjedhur edhe me maskat spitalore një përdorimshe për dhoma izolimi. I ka zhdoganuar me 8 euro dhe ia ka blerë kompanisë së preferuar me dyfishin e çmimit real, me reth 8 euro. Kjo është vjedhje dhe për ne kjo është e papranueshme! Qytetarët janë të lodhur nga kjo qeveri që nuk ndalet duke futur duart në xhepat e qytetarëve edhe në ditët e tyre më të vështira.

Abuzimet kaq të mëdha me taksat e shqiptarëve provojnë edhe një herë se Edi Rama ka para në buxhet, por këto para i ka për të vjedhur, i ka për t?i ndarë me klientët dhe me oligarkët e koncesioneve.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj sot nga Qeveria, nga Edi Rama personalisht, që të anullojë menjëherë çmimin skandaloz të blerjes së këtyre materialeve, të kthejë në Buxhet paratë e paguara tepër dhe të vjedhura. Ato para, në vend që të shkojnë në xhepat e qeveritarëve të korruptuar dhe klientëve të tyre, t?u shkojnë menjëherë familjeve në nevojë dhe biznesit në krizë.?, tha Alibeaj.





Lajmet e fundit nga