web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Ndryshimet në Kodin Penal/ Hajdari video-konferencë me ambasadoren Kim: Cënojnë Kushtetutën

15 Prill 2020, 17:29, Politikë CNA

Deputetja Rudina Hajdari ka zhvilluar sot një video-konferencë me Ambasadoren amerikane në Shqipëri Yuri Kim, mbi situatën e tanishme në Shqipëri.

Hajdari tregon se e ka informuar ambasadoren për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen shumë familje shqiptare. Deputetja ka ngritur shqetësimin edhe për ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, për të cilat kjo e fundit ka deklaruar edhe më parë se nuk do t’i votojë, pasi është kundër tyre.

“E informova për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen shumë familje shqiptare, realitet të cilin e kam prekur këto ditë teksa jam munduar të ndihmoj sado pak këto familje në nevojë. Gjithashtu shpreha shqetësimet e mia për gjendjen emergjente nga COVID-19, mbi ndryshimet e Kodit Penal, të cilat janë të panevojshme e sidomos përmenda faktin se këto ndryshime cënojnë Kushtetutën dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjeta rastin të falenderoja ambasadoren për kontributin e SHBA-së, me pajisje personale të mbrojtjes nga programi për Asistencë Humanitare i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara në mbrojtjen e punonjësve të shëndetit në vijën e parë të luftës kundër COVID-19”, shkruan Hajdari në rrjetet sociale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga