web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

602 viktima në 24 orë në Itali/ Mbi 160 mijë të infektuar

14 Prill 2020, 16:24, Kosova & Bota CNA

Numri i viktimave në Itali vijon të jetë i lartë. Sipas autoriteteve në 24 orët e fundit janë regjistruar 602 humbje jetë nga Covid-19. Kështu, ka shkuar në 21 067 numri total i viktimave nga ky virus.

Ndërsa numri i rasteve pozitive me koronavirus është rritur me 2,972 më shumë se një ditë më parë. Numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 162,488.

Pacientët e shëruar janë deri më sot 37,130. 1,695 janë shëruar në 24 orët e fundit.

Në repartet e terapisë intesive vazhdon ulja e numrit të pacientëve. Sot janë 74 pacientë më pak e numri i tyre është ulur në 3,186./CNA.al





Lajmet e fundit nga