web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Kujdesi nuk është i tepërt"/ Pipero: Duhen minimalisht 4 muaj nga rasti i parë që të mposhtet virusi

7 Prill 2020, 20:10, Lifestyle CNA

Mjeku Pëllumb Pipero, duke u përqendruar te përvoja e vendeve të tjera, tha se koronavirusi ka një periudhë intubimi mesatarisht 2 deri në 7 ditë, por sipas tij varion deri në 12 ditë të sakta.

Ai tregoi se një person që ka simptoma, mjekohet dhe trajtohet për 14 ditë dhe më pas i bëhet një tampon. Nëse testimi rezulton negativ, personat të shëruar i duhet të qëndrojë 14 ditë të tjera në shtëpi dhe më pas i bëhet sërish një tampon tjetër.

Mjeku deklaroi në një lidhje me emisionin “Tempora” se kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt, ndërsa theksoi se duhen minimalisht 4 muaj nga rasti i parë që koronavirusi të mposhtet.

“1 në 28 ditë vazhdon periudha e fshehtë e sëmundjes, deri në negativizimin e saj. Ka pasur raste si ky i gazetarit italian që kanë zgjatur deri në 37 ditë, por ky është një përjashtim, jo një rregull. Derisa pandemia të quhet e përfunduar, kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt. Dua të ritheksoj, se kjo pandemi sipas studimeve, duhet që nga dita e parë, nga rasti e parë, minimumi 3 muaj që të quhet e kaluar, por që vendi të quhet i pastër, duhet edhe një muaj pas rastit të fundit. Prandaj kam thënë që duhen minimalisht 4 muaj nga rasti i parë. Pra, për tu çliruar nga epidemia, duhet që të mos ketë asnjë rast nga rasti i fundit”, u shpreh Pipero./ CNA.al





Lajmet e fundit nga