web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Qeveria rrit pensionet"/ Balla: Nga ky muaj favorizohen 669.500 qytetarë

2 Prill 2020, 17:36, Politikë CNA

“Qeveria indekson pensionet duke filluar nga pensioni i këtij muaji”.

Kështu deklaron kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla. Në një postim në rrjetet sociale, Balla thotë se qeveria ka akorduar 21 milionë dollarë për pensionistët.

Numri 2 i socialistëve bën me dije se nga rritja e pensionit përfitojnë 669 500 qytetarë, që marrin pension të çdo kategorie nga shteti.

“Favorizohen 12 mijë nëna të vetpunësuara në sektorin bujqësor në fshat; si dhe 14 mijë përfitues të ardhshëm të pensioneve. Indeksimi i pensioneve në masën 2.3% bëhet realitet për çdo pensionist nga pensioni i muajit prill. Posta Shqiptare ka detyrën t’ia dërgojë çdo pensionisti pensionin në shtëpi.

Ndalimi total i daljes së pensionistëve nga shtëpia është jetik. Çdo dalje, qoftë edhe deri tek dyqani i bukës, është një rrezik shumë serioz! Pensionistët kryefamiljarë në qytete duhet të shërbehen me shpezat ushqimore dhe farmaceutike nga fëmijët, nipat e mbësat e tyre, duke shmangur kontaktet dhe respektuar strikt higjienën. Të gjithë ata që nuk i kanë fëmijët në të njëjtin qytet, po shërbehen nga shteti përmes skuadrave të përbashkëta të bashkive dhe qeverisë!”, shkruan Balla./ CNA.al





Lajmet e fundit nga