Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas deklaratave të kryeministrit Rama për të ndaluar pagesën e qirasë nga qiramarrësit e bizneseve të mbyllura, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike.
Në njoftimin për mediad PD nënvizon se ?ky është një vendim antikushtetues, i padrejtë dhe i rrezikshëm që mëton të ndajë shqiptarët?.
Deklaratë e Partisë Demokratike:
Në këtë kohë pandemie, ku çdo qytetar është në betejë për të mposhtur virusin dhe për t?ia dalë pa dëme në jetë njerëzish, fatkeqësisht kryeministri është në betejë me shqiptarët.
Nisma e tij për të ndaluar pagesën e qirasë nga qiramarrësit e bizneseve të mbyllura është një vepër e turpshme që mëton të ndajë shqiptarët.
Ky është një vendim antikushtetues, i padrejtë dhe i rrezikshëm.
Njeriu që nuk pranon të anulojë kontratat koncesionare ku palë është qeveria, por shpall anullimin e kontratave ku palë janë subjekte private, është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie. Për të mbrojtur oligarkët, për të mbrojtur paratë e vjedhura, Edi Rama ka braktisur qytetarët dhe bizneset dhe tani po mundohet që t?i përplasë ata me njëri-tjetrin.
Në Shqipërinë e varfëruar, shumë qytetarë jetojnë me qiratë që marrin, një pjesë tjetër paguajnë shpenzimet e tyre me qiratë dhe një grup tjetër paguajnë këstet e kredive me to. Mospagesat e qirasë do të ulin jo vetëm të ardhurat për qiradhënësit, por gjithnjë e më shumë shqiptarë nuk do të kenë aftësi paguese. Ekonomia në vend do të goditet akoma më keq në zinxhirin e konsumit. Dhe kjo vetëm do të shtojë varfërine dhe numrin e të varfërve.
Një qeveri e përgjegjshme nuk do t?i hidhte shqiptarët kundër njëri tjetrit, në këto ditë të vështira. Një qeveri që mendon për të gjithë qytetarët, si për qiramarrësit ashtu edhe për qiradhënësit, një kryeministër që angazhohet në betejë për të mbrojtur popullin e tij nuk përpiqet të krijojë ndasi.
Një qeveri e përgjegjshme duhet të gjejë burimet e nevojshme për të mbështetur bizneset e vogla përmes heqjes apo pezullimit të përkohshëm të taksave. Likuiditeti i parave do të përdorej për të paguar një qira që mund të rinegociohej mes palëve.
Një kryeministër i përgjegjshëm duhet të ndërhyjë duke siguruar pagesën e 50% të qirasë për bizneset e mbyllura, siç po ndodh në Kosovë. Do të siguronte ndihmë ekonomike duke paguar një pjesë të rrogës së këtyre punonjësve siç bën Kosova.
Një qeveri e përgjegjshme duhet të heqë dorë nga vjelja e qirave shtetërore ndaj bizneseve. Duke i dhënë atyre mundësi që me ato para të paguajnë punëtorët e tyre.
Por për fat të keq, shqiptarët janë sot të vetëm në këtë betejë. Kryeministri nuk mendon për ta, dhe për vështirësitë ekonomike që po prekin çdo ditë e më shumë familjet e shqiptarëve.
Në buxhetin e shtetit janë sot 120 mln euro të destinuara për projektet korruptive të PPP-ve, janë mbi 50 mln euro në formë tenderash të dyshimtë që ju janë dhënë të klientëve të përhershëm.
Edi Rama nuk pranon që të heqë dorë nga këto kontrata, së paku për një afat një vjeçar. Kryeministri nuk pranon që të sakrifikojë aferën e 120 mln eurove nga buxheti i shqiptarëve.
Mes shqiptarëve dhe oligarkëve Edi Rama ka zgjedhur këta të fundit, edhe në kushtet e tmerrshme në të cilën ndodhet vendi sot.
Prandaj ka vendosur ti hedhë kundër njëri tjetrit shqiptarët, që t?i shtyjë ata në një konflikt social dhe të shmangë përgjegjësinë e tij dhe detyrimin e tij ligjor për t?iu përgjigjur me fonde, detyrimeve për qeverinë që i përcakton qartë Ligji i Emergjencave.
Sepse Edi Rama e ka për detyrim ligjor në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit për Fatkeqësinë Natyrore që të dëmshpërblejë çdo humbje të qytetarëve dhe bizneseve. Kjo nuk është në dëshirën e tij, ky është detyrim që rrjedh nga Kushtetuta e Shqipërisë.
Ish-deputetja e Partisë Demokratike ka denoncuar propogandën...
Drejtori i kabinetit në PD, Dorian Teliti, ka reaguar lidhur...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka deno...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka uruar kryeministrin Edi Ra...
Ministrja Olta Xhaçka i përgjigjet akuzave të opozitës duke ...
Ish deputetja e PD, Grida Duma ka ngritur zërin lidhur me ve...
Një vit më parë, opinioni publik pa disa përplasje mes disa ...
Ish deputeti i PD, Oerd Bylykbashi i është përgjigjur kryemi...
Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikoll...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi ish deputeti i PD, Oer...
Ish deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas deklaratës...
Kryeministri Edi Rama bën me dije se kantierët kanë rifillua...
Rreth 10 vite më parë, më saktë 15 prill 2010, deputetët soc...
Presidenti Ilir Meta ka bërë sot një apel të fortë në mbësht...
Analisti Fatos Lubonja ka debatuar ashpër mbrëmjen e sotme m...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngrit...
Kryeministri Edi Rama, në një komunikim live me qytetarët th...
Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje qytetarëve që kanë p...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike ka reaguar lidhur me dek...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...