web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga bora te dhuratat/ Zamira Kita feston ditëlindjen ndryshe për 1 prill

1 Prill 2020, 17:12, Aktualitet CNA

Ndonëse të gjithë e njohin 1 prillin si ditën e gënjeshtrave, për drejtoreshën e Teatrit të Korçës “Andon Zako Çajupi” dhe aktoren Zamira Kita është dita e lindjes.
Një ditëlindje mjaft e këndshme ka qenë kjo, pasi mërzinë e karantinimit e ka thyer paksa manteli i borës që ka mbuluar Korçën.
Zamira ka treguar se ditëlindja e sotme ka qenë vërtet e veçantë ndonëse nuk e ka festuar asnjëherë e mbyllur në shtëpi, por mes miqve dhe të afërmve. Ajo tha në një lidhje për News 24 se në këtë ditë nuk kanë munguar as dhuratat, të cilat i kanë ardhur në shtëpi.
“Është ditë e veçantë, pasi sot kam ditëlindjen. Më pëlqen ditëlindja dhe faleminderit që më krijoni hapësirën. Pavarësisht faktit që nuk dalim dot jashtë, pasi unë e festoj zakonisht me shumë shokë dhe familjarë e kam traditë. Kështu bëj dhe me ditëlindjen e bashkëshortit dhe vajzës. Jam unë shtysa. Sot në kushtet e shtëpisë e bëmë ditëlindjen me tortë, drekë. U bëra pak më e bukur, vesha një fustan dhe bëra lidhje skype me mamin, tezen të gjitha.
Kur ora shkoi 5 thashë si iku dita dhe erdhi nata. Po bie shumë dëborë, një dëborë e jashtëzakonshme. Unë kam mbyllur grillat. Shiko në mëngjes po vërtitesha në shtëpi, të rregullosh diçka dhe papritur hapet dera pasi bashkëshorti më solli një buqetë me karafila dhe ju hodha në qafë. Më tha jo, se ka kujdes se vinte nga dyqani. Përpiqemi të bëjmë kujdes.
Megjithatë u gëzova, mendova që nuk kishte dyqan lulesh. Por ai u lidh dhe një të njohurin e vet dhe i siguroi. Më vjen më pas një buqetë me tulipana me një dedikim shumë të rrallë nga Benila Tërova, një dedikim shumë i rrallë. Kam marrë dhurata që kanë ardhur me porosi tek dera. Nga motra nga Greqia që e sollën njerëzit, kam marrë lule nga një mikeshë. Më kanë gëzuar shumë”, rrëfeu aktorja./ CNA.al





Lajmet e fundit nga