web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Infektivi kthehet në karantinë/ Si paraqitet situata e 6 të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri

10 Mars 2020, 09:08, Aktualitet CNA

Deri tani në vendin tonë janë konfirmuar 6 raste të prekura nga koronvirusi.

Ndërkohë, një perimetër sigurie është ngritur përpara spitalit Infektiv në QSUT, i cili është kthyer në karantinën e parë të Covid-19 në Shqipëri.

Dy rastet e para, pacienti zero 28 vjeçari dhe babai i tij, si dhe tre anëtarë të tjerë të familjes së tyre, por edhe një 31 vjeçar tjetër nga Tirana, po mbahen pikërisht në këtë karantinë.

Sipas News 24, asnjëri prej tyre nuk paraqet komplikacione, pra nuk kanë nevojë të mbahen në reanimacion.

Që prek ditës së djeshme spitali infektiv është zbrazur nga pacientët e tjerë dhe është bërë gati për raste të tjera të mundshme të prekur nga ky virus.
Brenda ambienteve të këtij spitali lejohet vetëm personeli mjekësor, të pajisur me maska e veshje të posaçme./CNA.al





Lajmet e fundit nga