web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tubimi i thirrur nga Meta/ Rama: Nuk kam luksin të merrem me të, ai ka më shumë se një shtëpi

28 Shkurt 2020, 11:03, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama është pyetur sot lidhur me tubimin e thirrur nga presidenti Ilir Meta më 2 mars.

Rama u përgjigj se nuk do të merret me presidentin i cili ka edhe më shumë se një shtëpi, por do të ketë në fokus rindërtimin.

“Presidenti e ka shtëpinë dhe më shumë se një shtëpi. Unë jam këtu për ata që presin të hyjnë në shtëpi. Për ata jam unë këtu jo thejsht ne kete konference, por në të gjitha orët e ditës time me gjithë natën,Unë nuk merrem me presidentin, është luks i madh për mua. Nuk kam kërkuar në Amerikë fillimin e punës së Akademisë së Transparencës jo për të sigurua donatorët por për të siguruar taksapaguesit shqiptarë “, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qytetarët që kanë humbur shtëpitë do të marrin banesa shumë herë më të mira se ato që janë shembur./CNA.al





Lajmet e fundit nga