web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tubimi i 2 marsit/ Ish-deputeti i PD tregon tre vendimet që mund të marrë Meta

27 Shkurt 2020, 19:11, Politikë CNA

Ish-deputeti demokrat, Fatbardh Kadilli e ka konsideruar si legjitime dhe të drejtë thirrjen e presidentit Ilir Meta për zhvillimin e një tubimit në 2 mars.

Kadilli e konsideroi këtë datë si simbolike ndërsa theksoi se shqiptarët presin më shumë aktin që do të marrë Presidenti.

?Të marrë ato vendime që janë në kompetencat e tij si ngritjen e çështjes së referendumit, hartimit të 2-3 ligjeve të tjera, apo shpërndarja e parlamentit, unë nuk imponoj kompetencat e tij, por aktet e tij që duhet të jenë të qarta dhe të prera.
Duhet të ndajmë pjesëmarrjen nga akti. Akti i tij do të tregojë shumë më tepër nga sa presin qytetarët.?- tha Kadilli në studion e Fax News.





Lajmet e fundit nga