web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U përball me Vettingun/ KPK jep vendimin për gjykatësen Irena Gjoka

26 Shkurt 2020, 08:39, Vetingu CNA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur rikonfirmimin në detyrë të gjykatëses Irena Gjyka, anëtare e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Irena Gjoka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993. Për më shumë se një dekadë, Gjoka ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Fierit, ndërkohë që në vitin 2014 është emëruar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Prej dhjetorit 2019, ajo është pjesë e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ku për të siguruar një emërim të përhershëm i nevojitet të kalojë me sukses procesin e vetingut.





Lajmet e fundit nga