web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndihma ushqimore nga Mali i Zi drejt Durrësit/ AKU bllokon 385 kg produkte të skaduara

24 Shkurt 2020, 14:44, Sociale CNA

Autoriteti Kombëtar i Ushqimeve ka bllokuar 385 kg produkte ushqimore në Pikën e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit

DRAKU Shkodër gjatë kontrollit zyrtar në Pikën e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit, ka bllokuar 385 kg produkte ushqimore të cilësuara si ndihma humanitare, me origjinë nga Mali i Zi dhe me destinacion Durrësin, për arsye se në momentin e hyrjes në vendin tonë këtyre produkteve u kishte mbetur afat përdorimi, më pak se gjysma e jetëgjatësisë së deklaruar në etiketë.

Pas kontrollit fizik të bërë nga Trupa Inspektuese, këto produkte ushqimore: caj ?SOLA? me afat përdorimi datë 04.03.2020, Lëng Frutash me afat përdorimi datë 29.02.2020, Konfleksa ?Bebivita? me afat përdorimi datë 26.02.2020, rezultuan në kundërshtim me Urdhërin e Ministrit Nr 250 datë 29.07.2011 Pika 1 dhe 2 ?Mbi disa masa për hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë të produkteve ushqimore? pasi në momentin e hyrjes në territorin e Shqipërisë produktit i kishte mbetur me pak se gjysma e jetëgjatësisë së tij (Afatit të përdorimit) të deklaruar në etiketë.

Për rrjedhojë këto produkte ushqimore do të kthehen në vendin e origjinës, në Mal të Zi, me dakortësi edhe të subjektit importues./CNA.al





Lajmet e fundit nga