web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Detaje nga sekuestrimi i 1.3 tonëve kokainë/ Kamioni bëri dy ndalesa në Shqipëri, ndiqej me GPS

19 Shkurt 2020, 22:19, Kronika CNA

Dalin detaje nga aksioni në Maqedoninë e Veriut, në bashkëpunim me DEA-n amerikane, Guardia di Finanzan dhe policinë shqiptare, ku u kapën 1.3 ton kokainë

Mësohet se deri më tani janë shoqëruar 5 persona. Bëhet fjalë për dy vëllezërit që porositën kontenierët me banana nga Amerika Latine Sejdullah Hebibi dhe Enver Hebibi, shoferin e kontejnerëve Jovan Kosovic nga Mali i Zi, shoqëruesin e shoferit Jetmir Hebibin dhe shqiptaro-maqedonasin Rauf Ismani, i cili shoqëronte kamionin me një furgon.

Kompania e bananeve që transportoi drogën dhe që kishte si destinacion Koperin e Sllovenisë, është “Baniks LTD”.

Në media u tha se kokaina ka kaluar në Maqedoninë e Veriut përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër dhe më pas ka dalë nga pika kufitare e Qafë Thanës, ndërkohë që autoritetet shqiptare kanë qenë në dijeni dhe kanë ndjekur kamionin në çdo lëvizje.

Raportohet se shoferi i kamionit ka bërë vetëm dy ndalesa në Shqipëri, një për t’u furnizuar me karburant dhe një tjetër për të konsumuar një kafe.

Ndërkohë autoritetet italiane kishin zëvendësuar pjesën e madhe të kokainës dhe kishin vënë GPS në njërën prej pakove, deri në mbërritjen e destinacionit final./ CNA.al





Lajmet e fundit nga