web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sekuestrimi i pasurive të krimit/ Paloka zbulon “të fortin” e paprekshëm, ja kush e mbron

7 Shkurt 2020, 12:49, Politikë CNA

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka vijuar të hedhë akuza të forta në drejtim të qeverisë.

Ndërsa Operacioni Forca e Ligjit vijon të kërkojë deklarimin e pasurisë për të ashtuquajturit ?të fortët?, Paloka ka thënë sot se Rama ka dështuar dhe se pasuria e trafikantëve nuk është prekur.

Po ashtu ai theksoi se Rasti më flagrant i dështimit të shtetit përballë forcës së krimit është Agron Xhafaj, vëllai i ish Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sipas Palokës, Agron Xhafajt nuk i është hetuar pasuria, edhe pse është një i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge.

?Me Edi Ramën në krye të qeverisë dështimi i të ashtuquajturit ligji antiKÇK është i garantuar, njësoj siç dështoi ligji Antimafia për të goditur pasuritë e krimit.

Gjatë qeverisjes së Edi Ramës, jo vetëm nuk u prek dhe nuk u sekuestrua pasuria e asnjë trafikanti droge, të lidhur me pushtetin, por ata morën pasuri publike, miliona euro tendera dhe koncesione.

Rasti më flagrant i dështimit të shtetit përballë forcës së krimit është Agron Xhafaj. Vëllai i ish ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, nuk u hetua asnjëherë për pasuritë e tij, megjithëse është i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge.

Agron Xhafaj është i paprekshëm nga ligji, sepse ai dhe vëllai i tij deputet i Partisë Socialiste, i shërbejnë pushtetit kriminal të Edi Ramës.

Është provuar se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, shkeli çdo ligj për të mbrojtur 2 vjet më parë Agron Xhafën, i kapur sërish në flagrancë si trafikant droge. Ardi Veliu, i cili sot kaloi vetingun politik në polici, u komandua në detyrë në shkelje të ligjit si ushtar i trafikantit të drogës Agron Xhafaj.?-tha Edi Paloka.

Po ashtu, Paloka tha se ?Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu duhet t?u përgjigjen disa  pyetjeve:

1. A e ka përfshirë policia vëllanë trafikant droge të Fatmir Xhafës në listën e personave që do t?u verifikohet pasuria?

2. Pse është i paprekshëm Saimir Tahiri, subjekt direkt i ligjit antiKÇK?

3. Kush e pengon policinë të zbatojë ligjin njësoj për të gjithë dhe të verifikojë pasuritë e miqve të dënuar si trafikantë droge të Olsi Ramës dhe Taulant Ballës??

Sipas Palokës, 48 orë janë të mjaftueshme për të sqaruar opinionin publik, i cili, në çdo sondazh shprehet në shumicë dërrmuese se nuk i beson qeverisë së Edi Ramës as për të luftuar krimin, as për të luftuar korrupsionin dhe për të rimëkëmbur ekonominë e vendit.?/ CNA.al





Lajmet e fundit nga