web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncimi në “STOP”/ I kthejnë farat dhe rrethin e çelësave, të burgosurit nuk i japin 1200 eurot pas dënimit

3 Shkurt 2020, 19:58, Denoncim CNA

Manushaqe Qosja quhet qytetarja që i është drejtuar emisonit ?Stop? për të zgjidhur një problem, për të cilin kishte dy muaj që sorollatej në zyra dhe gjykata.

Në denoncimin e saj, qytetarja nga Cërriku tregoi se djali i saj është arrestuar në muajin maj të vitit të shkuar, ndërsa kalonte kufirin në Malin e Zi.

Ai u dënua nga Gjykata me 6 muaj burg dhe pas kryerjes së dënimit në muajin nëntor, para se të dilte, sikurse e parashikon edhe ligji, ai shkoi të merrte sendet që kishte dorëzuar.

Por këtu çalon e gjithë çështja, pasi i riu rimorri të gjitha sendet, përfshirë edhe “rrethin e çelësave dhe farat e lule diellit”, sikurse prezantuan dy moderatorët e emisionit, por vetëm 1200 eurot që i kishte me vete në momentin e arrestimit nuk i mori.

Pretendimi për mos dhënien e këtyre parave ishte një gabim i Sekretares në drejtëshkrim dhe për këtë familjes së djalit të dënuar iu desh të bridhte dy muaj rresht derë më derë, nga Cerriku në Shkodër.

Oficerja e Policisë Gjyqësore, Klodiana Duraku, i deklaroi emisionit “Stop”se në vendim është theksuar se lekët duhen kthyer pas, por 24 prerjet 50 euroshe nuk kanë shkuar në dorën e të zotit. Avokati i Qosjes tha se gabimi në dokument i kishte penalizuar dhe se me letrën e re të firmosur e vulosur mund të tërhiqeshin.

Me ndërhyrjen e ?Stop?-it, pas dy muajsh, Manushaqe Qosja mundi të marrë lekët që djali i saj kishte pasur me vete. Ajo shprehu zhgënjimin të autoritetet, ndërsa tregoi se për këtë çështje ka marrë borxh 6 herë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga