web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Autoriteti i Aviacionit Civil thirrje qytetarëve/ Këshilla mbrojtjeje nga Coronavirus në udhëtim

30 Janar 2020, 13:25, Sociale CNA

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) ka bërë një thirrje të fortë për të gjithë qytetarët që kanë planifikuar ose po planifikojnë të udhëtojnë.

Autoriteti i Aviacionit Civil ka publikuar thirrjen, ku i kërkohet qytetarëve të mbrojnë veten dhe personat e tjerë që i rrethojnë nga coronavirusi.

IATA i sugjeron qytetarëve të mos udhëtojnë nëse kanë temperaturë ose kollë, të shmangin kontaktet e afërta me ata që kanë temperaturë ose kollë, të lajnë duart shpesh dhe të mos prekin sytë, hundën apo gojën.

Gjithashtu, shoqata thotë se njerëzit duhet të mbrohen duke mbuluar gojën dhe hundën kur kolliten dhe tështijnë. Ndërsa në rastet kur pasagjerët sëmuren në udhëtim, sugjerohet të informojnë menjëherë ekuipazhin e avionit dhe marrin ndihmë mjekësore./ CNA.al





Lajmet e fundit nga