web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Forumi i5-të Botëror për Holokaustin/ Meta takohet në Jeruzalem me përfaqësues të bashkësisë izraelito-shqiptare

24 Janar 2020, 18:12, Politikë CNA

Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e 5-të Botëror për Holokaustin, Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi edhe një takim të ngrohtë e të përzemërt në Jeruzalem me përfaqësues të bashkësisë izraelito-shqiptare, që jeton dhe punon prej dekadash në Shtetin e Izraelit.

Meta i falenderoi për kontributin e tyre të shkëlqyer për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Kreu i Shtetit e vlerësoi si një hap të rëndësishëm në këtë drejtim edhe përkushtimin maksimal të bashkësisë izraelito-shqiptare për ngritjen në Vlorë të Muzeut të Historisë Hebraike.

?Shumë i lumtur nga takimi i ngrohtë dhe i përzemërt në Jeruzalem me përfaqësues të bashkësisë izraelito-shqiptare, që jetojnë dhe punojnë prej dekadash në Izrael.
I falenderova për kontributin e tyre të shkëlqyer për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe popujve tanë?, shkruan Meta./CNA.al





Lajmet e fundit nga