web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sherr në lokal/ Vritet i riu shqiptar në Itali

17 Janar 2020, 15:54, Kronika CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bergamo të Italisë, ku mësohet se një i ri shqiptar është vrarë nga shoku i tij.

Viktima është Erion Morina 20-vjeç nga Malisheva e Kosovë. Sipas medieve italiane, shqiptari ka qenë në shoqërinë e një shoku të tij në një lokal nate.

Por në momentin që kanë dalë nga lokali, nën efektin e alkoolit ka pasur një grindje mes tyre dhe shoku e ka goditur shqiptarin me shishe në kokë.

Për të zhdukur gjurmët, ai e ka tërhequr zvarrë dhe e ka hedhur trupin në kanal./CNA.al





Lajmet e fundit nga