web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pazare, korrupsion dhe biznese të fshehura të pushtetarëve/ Pse duhet rishikuar ligji për deklarimin e pasurisë

11 Janar 2020, 11:07, Politikë CNA

Ligji shqiptar për deklarimin e pasurive mund të vleresohet pa frikë si një nga më të rreptet për sa i takon fushës së subjekteve që përfshin në fushën e vet të zbatimit.

Amendamentet e bëra vit pas viti, shpesh kanë synuar justifikimin e mosveprimit të strukturave përgjegjëse për verifikimin e pasurive dhe deklaratave, sesa rregullimin me dispozita të qarta të detyrimeve të subjekteve deklaruese.

Me parashikime absurde në disa raste, ai ligj detyron pëer shembull fëmijen madhor të deklarojë pasurinë pa patur asnjë funksion publik, veç për shkak të “fajit” të “biografisë” së prindit.

Ose për shembull, nga njëra anë ndalon një kryebashkiak që të ketë biznese e të marrë tendera publik brenda bashkisë ku ushtron funksionin, por nuk e pengon atë të ngrejë biznese e të përfitojë tendera në njësi të tjera bashkiake, duke ju dhënë mundësi kështu kryetarëve të bashkive të tjera që të kërkojnë mbrapsht borxhin në bashkinë e tij.

Ligji aktual detyron bashkëshortët të deklarojnë bashkë me zyrtarin, a thua se për faktin që pasurine e kanë të përbashkët nuk vlekan më dispozitat dhe doktrina e të drejtës familjare që dallon qartë të drejtat mbi pasurinë e vënë gjatë martesës.

Ligji aktual detyron bashkëjetuesit të deklarojnë pasurinë njësoj si zyrtari, a thua se marrëdhëniet e bashkëjetesës, trajtohen si dënim që sjell si pasojë zhveshjen lakuriq jo veç me bashkëjetuesin, por edhe me shtetin.

E megjithatë ai ligj prap konsiderohet i pamjaftueshem sa herë që diku kërkohet faji për pasuritë që nuk zbulohen dot.

Kundër çdo logjike edhe juridike (jo vetëm formale), dispozitat e atij ligji kanë shtuar pa fund rregulla dhe shtrëngime, për të justifikuar rast pas rasti dështimin e institucioneve.

Sepse gjithë ndryshimet në fakt nuk kanë patur si qëllim zbulimin e pasurive të kundraligjshme, por bërjen gjasme sikur fajin e kishte ligji që nuk ishte i mirë, ndaj duhej ndryshuar.

Sot kemi një listë të gjatë politikanësh dhe zyrtarësh që kanë hyrë në politikë nga dera e bizneseve, duke e kthyer në biznes gjithë skenën politike. Një listë kryetarësh partish pa parti që biznesit politik ja kanë parë hajrin sa her rinovohet Kuvendi.

Me gjithë ligjin dhe dispozitat drakoniane të ligjit të deklarimit të pasurive, shumë biznesmenë nuk janë ndalur në rrugen e “braktisjes” së biznesit për t?u bërë politikanë. Ligji drakonian më pas ka rezultuar i pafuqishem t?i kapë, ndërsa ish-bizneset e tyre lulëzojnë papritur sapo ata nënshkruajnë për tua “shitur” të tretëve. Dhe dikur rikthehen prap si pronarë, duke “ripaguar” aq sa “u paguan” dikur për transaksionin e “shitjes”.

Atëherë askush nuk do merret dot me ta. Ligji për deklarimin e pasurive, nuk vepron më ditën që i kthehesh jetës së biznesit.

Ndaj ne besojmë se ligji është gabim!

Ndaj ligji duhet ribërë!

Ai ligj duhet të parashikojë që kush vendos të bëjë politikë dhe të marrë në dore fatin e shqiptarëve, duhet të deklarojë pasurinë deri ditën e fundit të jetës. Jo 3 apo 10 vjet. Por gjithë jetën! Dhe pastaj nuk do ketë mundësinë të sajojë lista preferenciale të afërmish, në emër të të cilëve të vërë përkohësisht pasurinë për deri në ditën kur të mos jetë më funksionar politik.

Duhet të jetë i qartë që sa të jetë gjallë, ato pasuri nuk do të mund t?i shkruajë kurrë në emër të vet.

Ndaj ligji duhet rishkruar, me qëllimin që të ndalojë dhe jo të justifikojë apo akoma më keq, të harrojë.

Dhe nuk ka nevoje që ajo listë të jetë shumë e gjatë.

Mjaftojnë emrat e Edi Rames, Ilir Metës dhe Lul Bashës. Mjaftojnë emrat e listes së ish funksionarëve që për shkak të funksioneve, fitojnë të drejten e mbajtjes së pasaportës diplomatike gjatë gjithë jetës.

Bashkë me benefitin e diplomatit të përjetshëm, të mbartin mbi vete edhe detyrimin e përjetshëm për deklarimin e pasurisë. Në respektim të fateve të shqiptarëve që fati i tyre ua dha në dorë që t?i administrojnë qoftë edhe përkohësisht./ CNA.al





Lajmet e fundit nga