web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekzekutimi i biznesmenit në Rrëshen! Snajperi është vjedhur në Rahovec

10 Janar 2020, 20:23, Kronika CNA

Nga Kosova vjen një element i ri edhe për hetimet nga ekzekutimi i biznesmenit në Rrëshen, Kastriot Reçit. Mediat e Kosovës, bëjnë me dije se snajperi i markës italiane ?Sabatti?, që u përdor për vrasjen e biznesmenit, pak ditë më parë, është  vjedhur në shtëpinë e një shtetasi nga Rahoveci.

Arma vdekjeprurëse është vjedhur në shtëpinë e një shtetasi nga Rahoveci në Kosovë.

Informacioni është konfirmuar për Policinë e Shtetit nga homologët kosovarë, të cilët kanë saktësuar se arma është denoncuar disa ditë përpara se të kryhej ekzekutimi mafioz i 47 vjeçarit Reçi, shkruan TV Klan. Mësohet se pronari i armës ishte i pajisur me lejen përkatëse për përdorimin si armë gjahu. Edhe vetë kompania italiane që e ka prodhuar këtë armë e reklamon pikërisht atë si një armë të sofistikuar gjahu, duke e shitur atë në vende ku lejohet.

Arma me dylbi dhe silenciator është e çmontueshme në tre pjesë dhe mund të qëllojë në një largësi 200 metra.

?Snajperi i përdorur nga autori për vrasjen e Kastriot Reçit në Rrëshen rezulton i vjedhur në shtëpinë e një qytetari në Rahovec të Kosovës gjë që ka shtyrë hetuesit të besojnë se autori mund të jetë një vrasës me pagesë?, citohet në TV Klan.





Lajmet e fundit nga