web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

33 migrantët kurdë e irakienë/ Policia: Nuk janë nisur nga tokat shqiptare

5 Janar 2020, 18:36, Kronika CNA

Policia e Shtetit reagon pas lajmit të kapjes së 33 migrantëve kurdë dhe irakienë në zonën e Salentos, Itali. Në një njoftim për mediat, sqarohet se ?nuk ka asnjë provë apo të dhënë që mjeti lundrues të jetë nisur nga toka shqiptare?.

Më tej, policia sqaron se gjithashtu, nuk ka asnjë komunikatë apo deklarim zyrtar të forcave policore italianë apo të ndonjë institucioni tjetër që mjeti me migrantë të jetë nisur nga Shqipëria. Dyshimet e para të autoriteteve italiane, sipas policisë së shtetit, nisur edhe nga shtetësia e migrantëve, lidhen me faktin se ata mund të kenë udhëtuar nga Turqia, nëpërmjet Greqisë, për në Itali.

Policia e Shtetit bën me dije se: “Nuk ka asnjë provë apo të dhënë që mjeti lundrues të jetë nisur nga toka shqiptare. Gjithashtu, nuk ka asnjë komunikatë apo deklarim zyrtar të forcave policore italiane apo të ndonjë institucioni tjetër që mjeti me migrante të jetë nisur nga Shqipëria.Sipas dyshimeve të para të autoriteteve italiane, nisur edhe nga shtetësia e migrantëve, dyshohet se ata mund të kenë udhëtuar nga Turqia, nëpërmjet Greqisë, për në Itali”./ CNA.al





Lajmet e fundit nga