web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kreu 75 grabitje në Spanjë/ Ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari shqiptar

24 Dhjetor 2019, 19:17, Kronika CNA

Një 29-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Gjermania. Ai akuzohet për pjesëmarrje në dhjetra grabitjeve të realizuara në territorin spanjoll. Pas vjedhjeve ai ishte arratisur në Gjermani.

Forcat policore spanjolle po hetonin rastin prej  2 vitesh, pasi kishin marrë informacion se një grup, kryesisht i përbërë nga shqiptarët kryenin vjedhje në disa provinca të Spanjës.

Grupi i shqiptarëve, që dyshohet se kishin ikur në Spanjë vetëm për grabitje, akuzohen për së paku 75 raste të vjedhjeve.

Në prill 2018, forcat policore të Spanjës inspektuan vjedhjen e disa banesave në zona spanjolle dhe arrestuan  njëmbëdhjetë vetë në Lleida dhe Reus (Tarragona).

Në operacionin e kryer në vitin 2018, dy anëtarë të bandës së grabitjeve arritën të shpëtojnë. Ata janë shqiptarë të moshave 26 dhe 29 vjeç, dhe prej arratisjes, Garda Civile u vu në kërkim të tyre, derisa arritën të binin në gjurmët e tyre, dhe ti arrestonin.

Siç ka zbuluar tani Garda Civile, njëri prej  kriminelëve, 29-vjeçari, u arrestua në Hungari gushtin e kaluar, dhe iu dorëzua autoriteteve spanjolle më 6 shtator, dhe prej atëhere ndodhej  i izoluar, në burg.

I pandehuri tjetër, 26 vjeç, është arrestuar në Gjermani, më 29 nëntor dhe tani ka përfunduar në Spanjë.

Nga gjykatat spanjolle thuhet se me arrestimin e dy të arratisurve, gjithë grupi është në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

 





Lajmet e fundit nga