web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Humbi shikimin pas tërmetit/ Pedagogu kërkon ndihmë: Ta mendojnë sikur është një pjesëtar i familjes së tyre

24 Dhjetor 2019, 19:27, Aktualitet CNA

Pas tërmetit të nëntorit, pedagogu i Politeknikut Klement Qerimi humbi jo vetëm banesën por edhe shikimin.

Retina e syrit të djathtë iu dëmtua teksa po zhvendoste në errësirë orenditë nga godina 15 në Qytet Studenti. Ai kërkon ndihmën e institucioneve shqiptare, pasi e ka të pamundur financiarisht të përballojë ndërhyrjen.

?Nuk e di sa do të kushtojë sepse do të bëhet një vizitë, analizë nga klinika të specializuara dhe atje do të përcaktohet. Kërkoj nga shteti shqiptar të më trajtojë për shërimin e dritës së syve, ta mendojnë sikur është një pjesëtar i familjes së tyre?, shprehet ai për Ora News.

Gjithashtu ai thotë se problemi me shikimin i krijon vështirësi në përmbushjen e detyrës së tij si pedagog dhe për kujdesin ndajfëmijëve të tij.





Lajmet e fundit nga