web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama show në zyrën e shkatërruar nga tërmeti/ Rrëfen për mesazhin që ia refuzoi Basha

19 Dhjetor 2019, 17:39, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për TV “Klan Kosova” në zyrën e tij të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kjo duket si një lëvizje e zgjuar, si një show i Kryeministrit për të larguar vëmendjen nga pasojat e mëdha që la tërmeti i fuqishëm, ku u regjistruan edhe 51 viktima.

Kreu i qeverisë ka zbuluar se pas tërmetit i ka dërguar një mesazh kreut të opozitës Lulzim Bashës në numrin e tij të telefonit.

Më tej Rama tregon se Basha nuk i ka kthyer përgjigje, por ende nuk dihet përmbajtja e mesazhit privat, ndërkohë që pritet ta zbulojë Kryeministri në vijim./ CNA.al





Lajmet e fundit nga