web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sekuestrohet 2. 3 milionë euro pasuri/ Dyshohen të ardhura nga aktiviteti kriminal

17 Dhjetor 2019, 10:31, Kronika CNA

Policia e Vlorës ka vendosur sekuestro preventive për një sipërfaqe toke të mbjellë me pemë, që kap vlerën 2. 3 milionë euro, për të cilat dyshohet se janë të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se kjo sekuestro është bërë mbi sipërfaqen 23 000 m2, e mbjellë me pemë në zonën e Radhimës, vlera financiare e së cilës kap shifrën rreth 2.3 milionë euro.

Sipas uniformave blu, ky sekuestrim pasuror u bë në kuadër të hetimit ndaj shtetasit A. L., si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale ?Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale? dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Nga hetimet e kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, ka rezultuar se ky shtetas dyshohet ta ketë përfituar këtë sipërfaqe pemëtore me anë të falsifikimit të dokumenteve.

Veprimet e mëtejshme ndiqen nga ana e Prokurorisë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga