web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dëmet te “Emin Duraku”/ Shemsi Prençi krah prindërve: Mos i lejoni fëmijët të shkojnë në shkollë

16 Dhjetor 2019, 22:40, Aktualitet CNA

Ish-shefi i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, ka folur mbrëmjen e sotme për situatën në shkollën ?Emin Duraku? në Tiranë.

?E bën një punë Instituti i Ndërtimit. Çfarë procedurash po bëjmë ne për të rimëkëmbur Shqipërinë pas tërmetit? Dua ta ilustroj me shembuj për të parë sesa të padrejtë jemi në raport me përgjegjësinë që kemi mbi qytetarët. Këtu janë dy akte konstatimi të shkollës ?Emin Duraku?.

Njëra është në datën 3 mban firmën e dy inxhinierëve të ndërtimit dhe të drejtorit të Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu. Firmë dhe vulë. Një ditë më pas si rezultat i protestës së prindërve dhe fëmijëve, shkon tek shkolla, jo një grup ekspertësh por vetëm drejtori i Institutit të Ndërtimit dhe firmos edhe tek grupi i inspektimit Agron Hysenlliu edhe tek drejtori, i njëjti person?, tha ish-shefi i Emergjencave Civile.

Premçi e cilësoi të drejtë peticionin e prindërve të nxënësve të kësaj shkolle, madje bëri thirrje që thirrje që prondërit të mos i lejojnë fëmijët të shkojnë atje.

?Ky është akt ekspertimi politik, me zbatuar urdhrin e mbretit që shko edhe bëj një akt tjetër që të shkojnë fëmijët në shkollë pavarësisht se po rrezikohen. Alarmi i prindërve është i drejtë sepse kërkohet akt ekspertimi. Bëhet fjalë për më shumë se 1000 fëmijë, problemi është se 297 prindër kanë firmosur.

Unë personalisht duke ju referuar përgjegjësisë që duhet të ketë secili është më mirë të kemi një alarm të rremë për të shpëtuar jetë njerëzish sesa një bërje qejfi dhe të çojmë fëmijët ti viktimizojnë. Alarmi është që fëmijët të mos shkojnë?, theksoi ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga