web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aureli dhe Alesjo kthehen në shkollë/ Rama përcjell dy fëmijët e mbijetuar nga tërmeti

16 Dhjetor 2019, 07:33, Aktualitet CNA

Sot është dita e parë e shkollës për dy fëmijët tashmë të njohur nga Thumana, të cilët i kanë mbijetuar heroikisht tërmetit të 16 nëntorit, duke u hedhur nga dritarja.

Kryeministri Edi Rama duket se me dy vogëlushët, Aurelin dhe Alesjon i mban premtimet, pasi sot i ka përcjellur gjatë rikthimit të tyre në bankat e shkollës, ashtu siç para pak kohësh u ka dhënë fjalën.

Gjatë rrugës për te shkolla, Rama i ka mbajtur fëmijët me muhabet, gjë që duket tek video që ka publikuar në rrjetet sociale, pasi nuk ka ngurruar ta bëjë publik mbajtjen e tij të premtimit.

Dy vogëlushët, 10 dhe 7 vjeç, janë akomoduar tashmë në Kamëz, në të njëjtin pallat dhe ndjekin shkollën “Ahmet Zogu”.

Ndërkohë, Kryeministri nuk ka lënë pa i bërë vërejtje Kryetarit të Bashkisë Kamëz, Rakip Sulit, duke i thënë të rregullojë rrugën përpara shkollës pasi ishte plot me gropa./CNA.al





Lajmet e fundit nga