web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ramën e kam shok”/ Kryemadhi e papërmbajtshme, debate edhe me analistin

12 Dhjetor 2019, 21:40, Politikë CNA

Mbrëmjen e sotme është shoqëruar me debate të forta dhe tone të ashpra emisioni ?Open?.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është përplasur fillimisht me mdoeratoren Eni Vasili e me pas me të ftuarit në studio.

Teksa debatonte me analistin Besard Kadia, Kryemadhi tha se e ka shok Edi Ramën.

“Unë Edi Ramën e kam shok, kurse kundërshtar politik e kam pasur gjithmonë?, tha më tej Kryemadhi, ndërsa analisti Besard Kadia i tha se kur ai bënte opozitën ndaj Ramës ajo ishte në Qeveri me të.

?Po shumë mirë, ti e ke dhe shok kurse unë se njoh fare. Kur unë i bëja opozitë Ramës dhe LSI, ju ishit me Ramën në qeveri?, tha Kadia.

Kryemadhi tha se LSI e ka zgjedhur atë si kryetare pasi ajo ka bërë opozitën ndaj të gjithë kryeministrave që ka pasur vendi.

?LSI më zgjodhi mua kryetare se gjithë jetën time jam zënë me Fatos Nanon, Ilir Metën, me të gjithë?, tha Kryemadhi, ndërsa më herët tha se me Ramën ishin shok, por në politikë janë kundërshtar./CNA.al





Lajmet e fundit nga