web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta me ambasadorin e Zvicrës/ Duhet të jemi krenar për bashkëjetesën fetare

12 Dhjetor 2019, 18:27, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në një veprimtari fetare të organizuar ambasadori i Zvicrës Adrian Maître.

Meta e cilëson Zvicrën si model për demokracinë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe bashkëjetesën mes popujve, ndërsa thekson se ndihet krenar për bashkëjetesën fetare në vendin tonë.

?E falenderoj ambasadorin e Zvicrës, Adrian Maître për veprimtarinë e organizuar sot me temë ?Shqipëria ? Jetesa në harmoni e komuniteteve fetare?, që kishte për qëllim promovimin e një prej pasurive më të çmuara të kombit shqiptar, për të cilën duhet të jemi krenar të gjithë.
Zvicra është një model i vërtetë për demokracinë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe bashkëjetesën mes popujve, nga e cila mund të mësojmë shumë?, shkruan Kreu i Shtetit në rrjetet sociale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga