web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Sistemi i drejtësisë nën pushtetin agresiv të Ramës”/Bylykbashi: Prokuroria, një kukull nën presionin e vetingut

10 Dhjetor 2019, 18:31, Politikë CNA

Ish deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka folur për përplasjen Meta ? Dovrani, duke dhënë qëndrimin e tij mbi këtë çështje, ku edhe thekson se Gjykata dhe Prokuroria janë nën kontrollin e Edi Ramës.

Ai shprehet se Partia Demokratike po bën një betejë për të mbrojtur Republikën kushtetuese, mirëpo kryeministri Rama ka koncentruar pushtetin duke kontrolluar institucionet e drejtësisë përmes presionit të vetingut.

Bylybashi u shpreh gjithashtu se Presidenti i Republikës i ka humbur kompetencat e tij, ndaj po lufton kundër pushtetit agresiv dhe të centralizuar që po ushtron Rama mbi institucionet.

?PD ka bërë një betejë të fortë edhe Presidenti i Republikës po bën një betejë në mbrojtje të Republikës Kushtetuese. Është shqetësuese që haptazi një nga figurat më të errëta të drejtësisë, qëndron anëtar i Gjykatës së Lartë, ikën Ardiani vjen Volani me short, vetëm që të kapet sistemi i drejtësisë që Gjykata Kushtetuese të jetë në dorën e Edi Ramës. Një reformë me një sistem të ri drejtësie në vend që të japë besim, shfaq një spektakël kushtetues. Mungesa e kontrolleve kushtetuese ka bërë që ne sot të jemi në këtë krizë të rëndë. Sot sistemi i drejtësisë është i orientuar nga pushteti agresiv i Edi Ramës. Kompetencat e Presidentit të Republikës janë hequr në 2016, edhe këto që i kanë lënë në reformë po ja marrin. Me të drejtë ai lufton për ndarjen e pushteteve, që Kryeministri të mos ketë këtë lloj koncentrimi pushtetesh. Prokuroria është një kukull përsa kohë është nën presionin e vetungit të Edi Ramës. Prokurorët janë të pavarur nga Prokurori i përgjithshëm por janë të varur nga frika dhe presioni nëse do kalojnë apo jo vettingun që e kontrollon Rama. Presidenti i Republikës ka humbur funksionin që kishte?, tha Bylybashi i ftuar në studion e Abc News./CNA.al





Lajmet e fundit nga