web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Veliaj “i hodhi hi syve” fëmijëve për lyerjen e murit/ Revoltohet Vasili: Hajde besoju për ndonjë gjë këtyre!

8 Dhjetor 2019, 11:18, Politikë CNA

Nën kryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas gënjeshtrës të kreut të Bashksië së Tirsanës, Erjon Veliaj lidhur me lyerjen e murit të pallatit.

Teksa ishte i ftuar në emisionin ?Shiko Kush Luan?, Veliaj nuk kishte si t?i shmangej pyetjes së fëmijëve për lyerjen e murit, gjatë një loje.
?A e lyeve murin që të tha xhaxhi Edi??, e pyeti një fëmijë, ndërsa Veliaj tregoi se në fakt nuk e ka bërë këtë gjë.

Veliaj u shpreh se Rama ia dha urdhërin administratorit, i cili sipas tij e lyu jo në 4:00 të mëngjesit, por menjëherë sapo mbaruan muhabetin.

?Hajde besoju për ndonjë gjë këtyre ! Edi Rama i thotë këtij Erion Velisë do ta lyesh murin ti personalisht, ky trimërisht gënjen e thotë jo. Kush ju beson ndonjë premtim këtyre duhet ta dije se ja këtë soj gënjeshtre do të pësojë. Shiheni shiheni vete se edhe fjalët s’vlejnë në këtë rast?, shkruan Vasili.

Ndërkohë kujtojmë se në video, duket qartë që Rama urdhëroi vetë Veliajn të lyente murin./CNA.al





Lajmet e fundit nga