web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngjela flet me emra/ Ja kush janë 4 fajtorët për ndërtesat pa leje buzë detit

6 Dhjetor 2019, 15:21, Politikë CNA

Avokati Spartak Ngjela ka përmendur emra, teksa foli për fajtorët e kësaj situate ku ndodhet vendi, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ngjela cilësoi si fajtorë ish-kryeministrin Sali Berisha, kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe kreun e opozitës Lulzim Bashën.

Sipas avokatit, i pari që e ka shkelur urdhrin dhe ligjin e ndërtimit në vijën bregdetare është Meta, ndërsa pretendon se Pandeli Majko ka respektuar ligjin.

?Fajtori kryesor është shteti. E ka bërë nga paaftësia apo nga korrupsioni kjo është çështje për t?u hetuar, por unë them se është bërë nga korrupsioni.

E patë se si ra një hotel, e di si thanë ishte pronari, burri dhe gruaja dhe ishte ndërtuar pa leje. Si nuk e di shteti këtë. Si mund të mos e dijë shteti se është ndërtuar një hotel pa leje.

Edhe qeveria në Meksikë ka pasur urdhër që nuk ndërtohej 170 metra larg nga deti, ka qenë edhe në kohën e Zogut, nuk lejohej atëherë të ndërtohej. I pari që e ka prishur duhet të ketë qenë Meta, Majko nuk e ka prishur dhe pastaj të gjithë u sulën si ujqër.

Përgjegjësit kryesorë janë Berisha, Rama , Meta dhe Basha. Unë di ç?thotë ligji, këta janë të akuzuarit dhe këta janë që nuk e pranojnë?, deklaroi Ngjela./ CNA.al





Lajmet e fundit nga