web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Tërmeti na nxori zbuluar”/ Urbanisti Muka: Shembja e ndërtesave tregoi se në Durrës, shteti nuk ka funksionuar

3 Dhjetor 2019, 15:56, Sociale CNA

Urbanisti Ardi Muka shprehet se ky tërmet nxori atë çarë është bërë gabim në këto 30 vite.

Sipas tij, në Durrës ky tërmet nxorri zbuluar pjesën e pjesën e projektimit, arkitektët, urbanistët.

?Ky tërmet dhe nxori atë çfarë kemi bërë gabim këto 30 vite. Jo se në periudhën paraardhëse të regjimit komunist kemi pasur një zhvillim më të mirë por të paktën disa norma në atë periudhë ishin strikte. Në Durrës ky tërmet na nxori zbuluar, pjesën e projektimit, arkitektët, urbanistët. Në vitin 2015, Këshilli Bashkiak ku unë bëja pjesë, ka aprovuar një fond për të hapur normat e reja për master planin e qytetit, plani strategjik të zhvillimit të qytetit. Po hyjmë në 2020-ën dhe për motive thjesht korruptive, ai plan sot e kësaj dite nuk është i zbatuar në qytetin e Durrësit? , u shpreh Muka në studion e Ora News.

Për sa i përket një objekti 28 katësh në Durrës dhe të gjithë banesat që u shembën si pasojë e tërmetit, Muka deklaron se shteti nuk ka funksionuar.

?Objekti me 28 kate si dhe objektet që për fatin e keq u shembën me pasoja jetësh njerëzore treguan që në Durrës shteti nuk ka funksionuar. Kur them shteti dua të them Bashkia dhe pushteti qendror?, tha Muka.





Lajmet e fundit nga