web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama “ultimatum” banorëve të zonave rurale/ Nuk ka më lojëra të dyfishta

3 Dhjetor 2019, 07:06, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish sot kabinetin qeveritar, në një mbledhje të jashtëzakonshme, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Ndër të tjera, Rama ka theksuar se banorët e zonave rurale, banesat e të cilëve kanë pësuar dëmtime nga tërmeti, do të zhvendosen nëpër apartamente, por theksoi se do të lirojnë tokat.

Ai u shpreh mjaft i prerë, ndërsa tha se kush merr apartament nga shteti, ta harrojë të mbajë edhe tokën.

?”Marrëveshjen me Francën e firmosëm dje, sot marrëveshje me Austrinë 600 mijë euro që shkon në programin e emergjencës. Të vijojë puna, për zgjidhjen e zonave rurale. Aty duhet bërë një ndarje, kush janë familjet që duan të ikin, të ikin ti cojmë, ti fusim në apartamente, por nëse do të ikin do të dorëzojnë tokën. Historia se po ikim të marrim një apartament dhe po mbajmë tokën duhet të kemi kujdes nga lojërat e dyfishta. Ata që do të rrinë të futen në tenda dimërore normale, e kemi diskutuar edhe dje me Presidentin. Tendat të jenë ku mund të jetohet për këtë periudhë. Kam folur me Erdogan dhe shpresoj se do të kemi një ndihmë me tenda, janë vendi që kanë prodhuar më shumë tenda në historinë e njerëzit. E di që vijnë ndihma, por nëse është puna për tenda nuk ka vend që i konkurron. Ata kanë qenë të gatshëm. Por edhe vendet e tjera, deri nga Japonia do të sjellin tenda?-tha ndër të tjera Rama./ CNA.al





Lajmet e fundit nga