web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama sfidon publikisht prokurorinë/ Pyetjet që duhet t’iu përgjigjet organi i akuzës

3 Dhjetor 2019, 13:06, Politikë CNA

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama i ka drejtuar sot disa pyetje publike Prokurorisë së Përgjithshme, për të cilat tha se është e detyruar ti përgjigjet publikut.

Ndërsa foli në lidhje me ngjarjen e rëndë të 26 nëntorit, Rama tha se ?Dhimbja për pasojat e tërmetit nuk mund të jetë amnisti e që kjo të mund të lehtësohet sadopak e që solidariteti ynë të bëjë efektin e duhur do të duhet në mënyrë urgjente që strukturat e shtetit të veprojnë dhe të identifikojnë faktorët që çuan në këto pasoja kaq të rënda ?.

Sipas Luan Ramës, edhe në perceptimin qytetar evidentohet edhe përgjegjësia njerëzore në raport me dëmet dhe pasojat.

Ai i kërkoi publikisht Prokurorisë së Përgjithshme, të dalë dhe të përgjigjet se çfarë hetimesh ka bërë pas tërmetit të 21 shtatorit.

?Kërkoj publikisht dhe zyrtarisht në emër të LSI përgjigje publike për të informuar qytetarët e vendit nga ana e prokurorisë së shtetit. Është detyrim moral dhe kushtetues që prouroria të informojë menjëherë se çfarë ka bërë organi që përfaqëson akuzën në lidhje me tërmetin e 21 shtatorit që ishte paralajmerim i asaj çfarë ndodhi në 26 nëntor.

Pyetja për prokurorinë është a ka hetuar në lidhje me shkaqet, faktorët dhe përgjegjësinë individuale të tërmetit të 21 shtatorit?

Nëse ka hetuar çfarë ka konkluduar grupi hetimor? Cilët kanë qënë prokurorët dhe personat përgjegjës? Çfarë masash ka propozuar? Cilat janë veprimet ligjore?-tha ndër të tjera Luan Rama./ CNA.al





Lajmet e fundit nga