Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Qeveria ka filluar të bëjë një analizë paraprake të dëmeve të shkaktuara nga kjo katastrofë natyrore që goditi, kryesisht Durrësin dhe Thumanën. Por, tashmë janë shtuar edhe Laçi dhe Lezha.
Nga të dhënat paraprake të kryeministrit dhe të Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, kemi qindra banesa, pallate, apartamente, të shkatërruara. Me mijëra banorë të ngelur jashtë.
Rama tha sot në mbledhjen e qeverisë se nga një bilanc i përkohshëm i dëmeve del se në Durrës kemi 701 banesa të dëmtuara, 12 të shkatërruara plotësisht dhe 176 pallate të dëmtuara.
Në Tiranë janë shkatërruar plotësisht 15 banesa, 239 janë të dëmtuar, 8 pallate janë jashtë funksionit dhe 61 pallate të dëmtuara rëndë.
Ndërkohë, vetë ministrja Xhaçka tha sot se sipas vlerësimeve paraprake në terren janë mbi 4 mijë banorë që sot e kanë të pamundur të rikthehen në banesat e tyre.
Pra, me një shifër minimale, kostot duket të jenë stratosferike. Në qoftë se bëhet një përllogaritje dhe do të duhen një mijë apo më shumë apartamente, do të duhen të ndërtohen disa qindra pallate dhe këto duan një kohë, ndoshta minimalisht një vit e gjysëm dhe një shumë që i kalon çdo pritshmërie dhe më entuziasmit. Ndoshta jo më pak se një milliard euro, në rast se do të llogarisnim rreth 30 mijë euro koston e një apartamenti për ta ndërtuar. Pa shkuar më tej tek mobilimi, pa shkuar më tej tek kostot e jetesës të mijëra banorëve deri në momentet e përfundimit të rindërtimit dhe pa folur më pas edhe për kostot e traumës dhe dëmeve sociale.
Pra, një moment që ndoshta kryeministri ka qënë i qartë, kur tha se është e nevojshme një konferencë donatorësh.
Pra, momenti i parë i emergjencës ka qënë shpëtimi sa më parë i sa më shumë jetë njerëzish. Ishin 50 jetë të shpëtuara, por edhe 49 të tjerë që humbën jetën.
Tani është momenti për një projekt strategjik për rindërtimin e Thumanës, disa zonave të Durrësit, të Laçit apo Lezhës. Që do të duhen miliona e e miliona euro. Ndoshta një milliard, mund të jenë dhe më pak, por një vlerë e tillë, ashtu siç edhe Rama e tha dy ditë më parë, mund të sigurohet vetëm me një konferencë donatorësh.
Shumat e dhëna deri tani ndoshta shkojnë në disa dhjetëra milionë euro. Shuma të dhëna nga biznesmenët shqiptarë, duke filluar nga Samir Mane, Shefqet Kastrati, Bashkim Ulaj, Behgjet pacolli nga Kosova, disa million euro nga vendet arabe dhe ndoshta në total po shkohet diku rreth 30 apo 50 milion euro.
Por, këto janë pak, janë shumë pak për katastrofën që ka ndodhur në Durrës dhe Thumanë. Vetëm një konferencë donatorësh dhe një përgjegjshmëri e madhe nga BE-ja dhe vendet aleate të Shqipërisë, mund ta ndihmonte vendin tonë të kapërcente këtë katastrofë natyrore, e cila ka nga pas edhe një kosto marramendësi financiare, të cilat jo qeveria e Ramës, por çdo qeveri në pushtet do ta kishte të pamundur për t?i përballuar.
Prandaj është dhe momenti i një tjetër apeli politik për paalët, të cilat duhet të jenë më afër se kurrë. Duhet të braktisin interesat e tyre dhe të bashkohen për të rindërtuar Durësin, Thumanën, Lezhën, Laçin dhe për të zhdukur çdo pasojë e mundësi që mund ta bëjë dora e njeriut
Plagët do të ngelen gjithmonë dhe kjo ngjarje do të ngelet në histori, me dhimbjen e saj dhe pasojat e forta që pati. Por, palët këtë herë kanë në dorë të bëhen bashkë dhe t?i sigurojnë Shqipërisë ndihmën e nevojshme për tu rindërtuar dhe për të buzëqeshur paksa pas mënxyrës së 26 nëntorit./CNA.al





























Pas tërmetit tragjik që goditi Shqipërinë në 26 nëntor, mëso...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri homazhe në Varrezat ...
Ish-ministri Genc Pollo ka reaguar pasi kryeministri Edi Ram...
Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Tiranë ka publikuar...
Fondi Monetar Ndërkombëtar është përfshirë në një skandal në...
Ish kryeministri Sali Berisha kërkon lirimin e dy gazetarëve...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kabinetin qeveritar, n...
Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka mbledhur kabinet...
Kryeministri Edi Rama, në një lidhje me emisionin “Open” nga...
Redaksia e “Jeta Osht Qejf” ka reaguar pas arrestimit të dy ...
Tërmeti i fuqishëm që goditi vendin, duke lënë pas dhjetra v...
Tragjedia pas tërmetit ka bërë bashkë politikën ditën e sotm...
“Situata të tilla, tragjike, janë tepër të vështira për tu p...
Nëpërmjet një deklarate të nënshkruar nga drejtori i Drejt...
Presidenti Ilir Meta në një bashkëbisedim me gazetarët në AB...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar pas problemeve që hasi...
“Duhet ndarë natyrorja nga jonatyrorja”, kështu është shpreh...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi kërkon shpalljen e gjend...
Autoriteti i Mediave Audiovizive, u ka bërë sërish thirrje t...
Presidenti Ilir Meta, i shoqëruar nga kryetari i Parlamentit...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...